Tensioni Kosovë-Serbi, kërcënon Rusia, Lavrov: Forcat shqiptare të mos shkojnë në tokat serbe

Shqiptarët nuk duhet të jenë prezentë në zonat e banuara me serbë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov komenton në një konferencë shtypi zhvillimet në Ballkan.

Lavrov u shpreh se në Ballkan po rriten fuqishëm tensionet dhe se Bashkimi Europian duhet të ndërhyjë për të ndihmuar në deeskalimin e situatës atje.

Kështu theksoi ministri i Jashtëm rus ditën e sotme në një konferencë shtypi. Po ashtu Lavrov kërkon që në forcat etnike shqiptare nuk duhet të jenë prezente në hapësirat e populluara nga serbë në veriun e Kosovës.

Reagimet e ministrit të Jashtëm rus, vijnë menjëherë pas incidentit në fundjavë, ku një tren i nisur nga Beogradi për të shkuar në Mitrovicë dhe i mbushur me parulla si “Kosova është Serbi” shkaktoi tensionimin e menjëhershëm të situatës në kufirin Kosovë-Serbi dhe përdorimin e deklaratave me tone luftarake nga politikanët serbë, nëse do të sulmoheshin qytetarët serbë në Kosovë. /DW


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu