Tentoi t’ia kidnapoj vajzën para syve, babai i nervozuar “neutralizon” burrin (VIDEO)

Një baba ka arritur ta parandaloj kidnapimin e vajzës së tij, të cilën në një moment e kap për dore një burrë, që e pëson keq kur goditet me shqelm në bark nga i ati i saj.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur kidnapuesi vështron nga afër vogëlushen, e cila ishte me babanë e saj të cilët po bënin “shoping”, transmeton Telegrafi.

Dhe në një moment ky burrë i afrohet vajzës dhe mundohet ta kidnapoj në prezencë të babait, i cili reagon shpejt duke e “neutralizuar” me vetëm një shqelm.

Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në qytetin kinez Jiamusi, kurse të gjithë kinezët kanë lavdëruar babanë i cili u tregua i guximshëm dhe i dha leksion kidnapuesit. /Telegrafi