Tërmeti ishte 4.4 ballë por u ndje shumë i fortë për këtë arsye (FOTO)

Tërmeti i ndodhur pak minuta më parë me epiqendër malësinë e Martaneshit mes Burrelit, Bulqëizës dhe Librazhdit ka qenë i forcës 4.4 ballë, por ai është ndjerë i fuqishëm në disa zona dhe kjo për shkak të një specifike që kishte ai, shkruan Albeu.com.

Instituti Sizmiologjik raporton se tërmeti kishte një thellësi prej vetëm dy kilometrash dhe ky ka qenë shkaku se përse ai është ndjerë i fortë tek banorët.

Vetë instituti gjithashtu thekson se tërmeti është ndjerë i fortë pavarësisht se ishte 4.4 ballë dhe nuk kategorizohet si shkatërrues. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu