Tërpenovski: Vonesa e paraburgimeve, rrezik për arratisje

Arsyetimet e Prokurorisë Speciale me të cilat kërkohet paraburgim për një pjesë të të akuzuarve janë serioze, ndërsa masa e tillë ende nuk është realizuar. Kjo për ish prokurorin publik, Jovan Tërpenovski është mundësi për përsëritjen e veprës, pasi personat janë në funksione të cilat ua mundësojnë këtë, por edhe për ndikime tjera ndaj procedurës.

“Më së shumti ka rrezik që të ketë ndikim ndaj personave që duhet të dëshmojnë në procedurë, se kjo është e mundur flet edhe sjellja e deritanishme e personave që i ndjekë Specialja, duke u nisur nga ajo se në çfarë pozite janë. Mirëpo, mendoj se ka rrezik edhe nga arratisja, pasi bëhet fjalë për persona që vetë e dinë se janë të përfshirë në vepra të rënda penale, për të cilat, së paku unë, konsideroj se është e vërtetë ajo që u konfirmua me anë të dëshmive me shkrim dhe se do të shqiptohen aktgjykime të plotfuqishme”, deklaroi Jovan Tërpenovski, ish prokuror publik.

Tërpenovski e kupton kohën që i nevojitet Gjykatës të vendosë lidhur me ankesat, pasi thotë se bëhet fjalë për vepra serioze penale me një numër të madh të dëshmive me shkrim. Por, sjellja skandaloze e gjykatësve siç është pritja me ditë që vendimi i paraburgimit të mbërrijë në adresën e të akuzuarit, ndërsa e drejta e ankesës ta anulojë paraburgimin, për të është zvarritje dhe pengim i punës së Speciales.

“Mendoj se kjo praktikë nuk është në rregull, sepse i jep mundësi personit kundër të cilit zhvillohet procedura të ndërmerr masa me të cilat praktikisht do ta pamundësojë vërtetimin e të vërtetës objektive, dhe vërtetimin e të vërtetës së duhur, nëse është autor i veprës penale dhe i cilës vepër penale më saktë”,theksoi Jovan Tërpenovski, ish prokuror publik.

Ish prokurori gjithashtu konsideron se një pjesë e gjykatësve nuk kanë integritet personal e as profesional. Kjo mund të ndryshohet vetëm me reforma rrënjësore në gjyqësor, që sipas tij, nuk e ka kryer funksionin e vërtetë. Në të kundërtën pengesat ndaj Speciales do të vazhdojnë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu