Tetovarja Fjolla Ibraimi merr çmimin prestigjioz në festivalin ndërkombëtar në Bullgari (FOTO)

Fillimi i këtij qershori ka qenë shumë i rëndësishëm për një talente të shquar të muzikës pop në estradën shqiptare. Fjolla Ibraimi, këngëtarja e re nga Tetova ka arritur të rrëmbejë çmimin prestigjioz GRAND PRIX në festivalin New Music që është mbajtur më 2, 3 dhe 4 Qershor 2017 në qytetin Gorna Orjahovica në Bullgari.

Këtë vit ky festival është pasuruar me 100 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të rajonit por dhe më gjerë, përshirë Turqinë, Rumuninë, Serbinë, Kosovën, Izraelin, etj.

Vetëm dy zëra të bukur kanë prezentuar këngën shqipe, një pjesëmarrëse nga Kosova si dhe Fjolla Ibraimi nga Tetova e cila u prezantua me këngët “Si unë” të Elvana Gjatës dhe “Hey now” të London Grammar. “New Music” ka 4 grupmosha të ndryshme. Fjolla ka konkuruar në grupmoshën e 4, por ka dale fituese e përgjithshme e festivali duket rrëmbyer çmimin më të lartë “Grand Prix” ndërkohë që lajm i mirë është poashtu se vendi i parë në këtë grupmoshë i ka takuar përfaqësueses nga Kosova.

Përndryshe Fjolla Ibraimi është nga një familje me traditë të gjatë në muzikë, pasi që i ati i Fjollës është Besim Ibraimi, baterist i rok grupit legjendar Elita 5.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu