Thaçi bën homazhe tek varri i Rugovës

Sot, në 11-vjetorin e vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, Presidenti Hashim Thaçi ka bërë homazhe tek varri i Rugovës në Velani.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Orientimi politik nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik”, transmeton Telegrafi.

Postimi i presidentit Thaçi:

“U bënë 11 vjet nga vdekja e presidentit Rugova, prijësit të lëvizjes politike që shënoi vitet e nëntëdhjeta.

Orientimi politik nga vlerat perëndimore, këmbëngulja për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës janë vlera madhore të mendimit dhe angazhimit të tij politik.

Me veprimtarinë politike dhe intelektuale, me rezistencën e tij paqësore, presidenti Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm për shtetin e Kosovës. HTH” (sic.), ka shkruar Thaçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu