Thaçi fton të gjitha partitë në tavolinë

Presidenti ka bërë gati ftesat drejtuar partive politike për takim konsultativ. Data e caktuar është 24 korriku.

Presidenti i Republikës Hashim Thaçi ka vendosur që javën e ardhshme të mirëpres të gjitha partitë politike parlamentare për të diskutuar për situatën pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit.

Për takimin konsultativ me forcat politike në vend, ftesat tashmë janë bërë gati kurse si datë që takimi të mbahet me partitë, presidenti ka vendosur ta caktojë të hënën e 24 korrikut.

Kjo është konfirmuar për RTK’në nga Ardian Arifaj, këshilltar i Presidentit të Kosovës.

“Presidenti në përputhje me mandatin e tij, kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore ka vendosur që t’i ftojë përfaqësuesit e partive politike që kan fituar ulëse në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës në një takim konsultativ këtu në Presidencë në orën 08:00 që të merren vesh për datën se kur preferojnë të mbajnë mbledhjen konstituive të Kuvendit të ri të Kosovës”, tha Arifaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu