#THUMB mëson arsyen e vërtetë se pse delegacioni i BDI i ra nga fushat kur hyri në Kumanovë

Pas ditësh të tëra investigimi dhe analizash të shumta me analistë në Maqedoni #THUMB mëson arsyen e vërtetë se pse Ali Ahmeti dhe delegacioni i BDI shkuan nëpër fusha për të hyrë në qytetin e Kumanovës.

Shumë prej qytetarëve të Maqedonisë menduan se “komandanti” u frikësua nga disa protestues që gjuanin me gurrë, por si mundej të friksohej komandanti kur ai nuk i është frikësuar tankeve Jugosllave kur “shkatëroi” Jugosllavinë, e si mund të frikësohej një komandant lufte vetëm nga protestuesit të cilët e gjuanin me gurrë kjo do të ishte shumë absurde të mendohej.

Kështu që stafi i #THUMB investigoi prej disa ditësh këtë ngjarje dhe e mësoi arsyen e vërtetë të kësaj. #THUMB më në fund e zbuloi, se Aliu dhe delegacioni i BDI-së i rranë nga fushat për të hyrë në Kumanovë që të mësojnë se a i kanë ndjekur këshillat e dhëna nga ai në zgjedhjet e 2013 për të mbjellë sallata, kështu që sallatat dhe vetëm sallatat ishin arsyeja kryesore se pse i hynë nga fushat dhe arrat.

Thumb” është seksion i lajmeve satirike të InfoShqip.com, lajmet e paraqitura këtu nuk korespondojnë me të vërtetën. Çdo përngjasim është i qëllimshëm për arsye përqeshjeje të fenomeneve të mbrapshta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu