Time Magazine: Dua Lipa, zëri i guximshëm i muzikës POP, albumi debutues 1.4 miliardë dëgjime

Dua Lipa është njëra nga artistet konkuruese për çmimin “Ylli i ri i muzikës POP”, njofton InfoShqip.

Në një artikull për revistën prestigjiose Time Magazine që i kushtohet këngëtares kosovare tregon për rrugëtimin e saj drejt skenës botërore. Aty përmendet edhe mohimi i talentit të Duas nga drejtori i shkollës së saj në Kosovë.

Në vitin 2015 ajo debutoi në skenën botërore me këngën “Be the One”, ndërsa që atëherë ka realizuar edhe albumin e parë debutues i titulluar Dua Lipa.  Në këtë album është përfshirë edhe kënga më e re e këngëtares “New Rules”, e cila ishte edhe numër 1 në Britani të Madhe , dhe në kulmet e toplistave në SHBA. Albumi i saj debutues është dëgjuar mbi 1.4 miliardë herë.

Dua Lipa njihet për zërin e saj feminist dhe qasjen e saj feministe në këmgët e saj. Ajo ka edhe një fondacion bëmirës “Sunny Hill Foundation” (“Fondacioni i Bregut të Diellit”-lagje kjo  në Prishtinë.), që ka për qëllim të ndihmojë artistët kosovar në ngritje, që nuk kanë hapësirë për të avancuar në botën e Show-bizit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu