Todorov: Treguam se ndërtimi i Klinikës së re nuk është premtim bosh

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, në konferencën e sotme për shtyp, në të cilën paralajmëroi për firmat të cilat do ta ndërtojnë Qendrën e re Klinike në Shkup, deklaroi se nënshkrimi i tenderit me firmat tregoi se projekti nuk ka qenë vetëm premtim, por edhe një punë tjetër e realizuar nga partia e tij.

“Nënshkrimi do të bëhet pas dorëzimit të garancisë bankare nga ofruesit për cilësinë me vlerë prej 10%. Kjo procedurë zgjat prej 15 deri 25 ditë. Fillimi i ndërtimit pritet të jetë në qershor të 2017, ndërsa kontraktuesit (firmat) do të punojnë në faza, në mënyrë që të munsdësohet funksionimi normal i Qendrës së re Klinike”, deklaroi Todorov.

Ai gjithashtu tha se në fillim do të sigurohen rrugë për qasje në Qendrën Klinike, si dhe do të transferohen Klinika për Neurologji, Lëkurë dhe Sy në hapësira ku do ta kryejnë funksionin e tyre si duhet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu