Toka do të errësohet, nisin ethet e eklipsit në SHBA

Në orët e pasdites pasditës së sotme pritet të fillojë eklipsi total i diellit në SHBA, gjë e cila ka shkaktuar një rrëmujë të madhe në shtetet kur hëna do t’a zerë të gjithë pamjen e diellit.

Miliona amerikanë kanë shkuar në zonat ku pritet që eklipsi të jetë i plotë duke shkaktuar kaos në trafik.

Autoritetet lokale kanë bërë thirrje që të shmangen lëvizjet e panevojshme, ndërkohë që mijëra karburante kanë ngritur “flamurin e bardhë” duke thënë se nuk kanë më naftë apo benzinë gjendje.

Pritet që toka të jetë e errët për disa minuta në një fashë prej rreth 100 kilometra gjerësi në territorin e shteteve qendrore të SHBA-së, ndërsa eklipsi tjetër bështë parashikuar në vitin 2024. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu