Top 10 telefonat më të lirë Android në tregun tonë aktualisht (nën 159 euro)

Ndërsa modelet e avancuara të telefonave të mençur sikurse Samsung Galaxy S7, iPhone 7, LG G5 dhe HTC 10 marrin titujt kryesor të mediave dhe vëmendjen e publikut, në tregun tonë ka edhe shumë modele tjera interesante (dhe të lira) të telefonave, të cilët kanë specifika shumë të mira dhe përshtaten me buxhetin tonë.
Natyrisht se inovacionet e fundit të industrisë mobile nuk vijnë për një çmim të lirë – dhe shumicën e këtyre modeleve premium mund t’i blejmë vetëm pas një kohe kur ato janë në treg dhe ju bie çmimi. Por kohëve të fundit edhe tek ne telefonat e mirë, me specifika mbi mesatare nuk kushtojnë edhe aq shumë, sepse vetë prodhuesit janë duke i përcjell tiparet e tyre më të mira tek modelet tjera pasuese, të cilat më pas i ofrojnë për çmime të përballueshme.

Këtu është një përzgjedhje e telefonave që ofrohen për çmimet më të mira, ose që mund të blihen për më pak se 159 euro.

Kjo listë është bërë për të gjithë ata që kanë nevojë për një telefon të ri, me karakteristika të mira, por me çmim edhe më të mirë. Në mesin e prodhuesve të këtyre modeleve janë edhe gjigantët e teknologjisë sikurse Huawei, Acer, Alcatel, Vivax (prodhues kroat), por edhe brendet tjera më pak të njohura sikurse Wiko (prodhues francez), Blackview dhe Leagoo.

Një gjë është sigurt: cilindo model që e zgjidhni, do të befasoheni për të mirë, dhe çmimi i asnjërit prej tyre nuk do të ju frikësojë.

Huawei Y6 II Compact

Prodhuesi i madh kinez Huawei mendon se më lirë është gjithnjë e mundur, dhe këtë e ka dëshmuar me modelin e saj Y6 II Compact. Procesori i Y6 II Compact vjen nga Mediatek, MT6735 1.5 GHz, grafika ARM Mali-T720 MP2, memoria me 2048 MB, ekrani 5 inç në 1280×720 piksel 294 PPI, IPS, 16 GB memorie dhe 10 GB falas me mundësi zgjerimi deri në 128GB, lidhja për Bluetooth 4.0, porti 3.5-mm për audio, rrjeti 4G LTE, bateria me 2200 mAh dhe versioni i Android 5.1 Lollipop. Në anën e përparme Y6 II Compact ofron kamerën me 13 piksel, dual-LED flash, ndërsa në anën e pasme është kamera me 5MP në LED poashtu. Çmimi i Y6 II Compact është 159.95 euro.

WIKO Tommy LTE

WIKO Tommy është një zgjedhje e mirë e telefonit të mençur nëse ju doni një telefon të mençur me ekranin të madh nga prodhuesi francez. Tommy vjen me ekranin 5.0-inç IPS Touch Display me 720 x 1280 piksel. WIKO Tommy ofron kamerën e pasme me 8MP dhe atë të përparmen me 5MP. Kamerat e këtij modeli sjellin LED flash automatik, dhe HDR. Hapësira e brendshme në telefon ofron 8GB, e cila mund të zgjerohet deri në 64GB duke përdorur një kartelë microSD. Procesori i Tommy mbështetet në Qualcomm Snapdragon 212 me SoC 4 në 1.3GHz. Sistemi operativ i telefonit është Android 6.0, që fuqizohet nga 1GB RAM. Çmimi i modelit Tommy është 149.95 euro.

Acer Liquid Z6 4G LTE në Android 6.0

Acer e ka lansuar modelin e ri të telefonit që e mbështet rrjetin 4G LTE që bazohet në Android 6.0, versionin ‘Liquid Z6’ në IFA 2016 në Berlin. Ky telefon i lirë ofron tipare të mira, duke përfshirë ekranin me 5.0-inç në 1280 x 720 piksel HD, ekranin në 2.5D, procesorin 1.3GHz quad-core MediaTek MT6737 me 64-bit, Mali-T720 GPU, 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet edhe më shumë. Acer Liquid Z6 ofron kamerën e përparme me 2MP, të pasmen me 8MP me LED ndriçues, baterinë me 2000mAh dhe lidhjet për 4G LTE, WiFi 802.11 b/g/n, Bluetooth 4.0 dhe GPS. Çmimi i kwtij modeli wshtw 129.95 euro.

Vivax Smart Fly 2

FLY 2 është modeli më i avancuar i telefonave të prodhuesit të njohur kroat Vivax. Është modeli i parë në 4G me procesorin Quad core, Android 5.1, ekranin me 5 inç në HD IPS me 1280×720 piksel dhe 2 GB RAM, memorie në 16GB hapësirë e cila mund të zgjerohet deri në 32 GB me micro SD kartelë. Kapaciteti i baterisë është 2000 mA/h, me lidhjet për USB. Kamera e përparme e Fly 2 është me 5 MP. Çmimi i Y6 II Compact është 119.95 euro.

WIKO Freddy LTE

Modeli tjetër i Wiko’s mbështet rrjetin LTE, ndërsa ofron edhe mundësinë për dy SIM kartela, me ekranin 5 inç në 1.1 GHz Quad Core me 8 GB memorie e cila mund të zgjerohet deri në 64 GB me micro SD kartelë, kamerën me 5MP dhe sistemin operativ Android, versionin 6.0 Marshmallow. Çmimi i Wiko Freddy është 119.95 euro.

Blackview E7

Prodhuesi kinez MTK ofron modelin e ri të telefonit E7 me rrjetin 4G LTE, ekranin e madh me 5.5 inç në 1280×720 piksel në sistemin operativ Android 6.0. Procesori i E7 ofron Quad Core me 1GB RAM, 6GB memorie të brendshme, kamerën kryesore me 8MP si dhe skanerin e gishtave Fingerprint ID. Çmimi i Blackview E7 është 99.95 euro.

Vivax SmartFun 500

Vivax Smart Fun S500 ofron karakteristika të mira për çmimin shumë të volitshëm. Ekrani i Smart Fun S500 vjen me 5 inç në 854 x 480 piksel, procesorin e MediaTek MT6580M 1,3 GHz, grafika Mali-400 MP2, 1GB RAM, memoria e brendshme me 8 GB, kamerën e përparme me 2MP, atë të pasmen me 5MP, Android 5.1 Lollipop dhe baterinë me 1950 mAh. Çmimi i Vivax Smart Fun S500 është vetëm 74.95 euro.

Alcatel Pixi First

Telefoni i lirë i prodhuesit të njohur Alcatel është lëshuar në treg në vitin 2015 dhe i njëjti sjell ekranin me 4 inç me procesorin Quad-core 1.2 GHz në 480 x 800 piksel. Ky model bazohet në Android v4.4.2, ndërsa sjell 512RAM me 4GB memorie të brendshme dhe mundësinë e zgjerimit me microSD. Çmimi i Alcatel Pixi First është 59.95 euro.

Leagoo Z5 LTE

Modeli i ri i Z5 LTE nga Leagoo sjell ekranin me 5 inç në rezolucionin prej 854 x 480 pikselëve, kornizat e metalta dhe dizajnin e bukur, SIM të dyfishtë, Android 6.0, kamerën kryesore me 5MP dhe baterinë me 2300mAh. Leagoo Z5 LTE ofron 8GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi në 128GB, 1GB RAM, dhe procesorin Quad-Core në 1.3Mhz. Çmimi i Leagoo Z5 LTE është 75.95 euro.

Leagoo Alfa 4

Alfa 4 nga Leagoo ofron procesorin Quad Core për performancë të mirë dhe të shpejtë në 1.2GHz, ekranin me 4 inç në 480 x 800 piksel, 3MP kamerë të pasme me 2MP kamerë frontale, Android KitKat 4.4, 4GB memorie me mundësi zgjerimi deri në 32GB, dhe SIM të dyfishtë. Çmimi i Leagoo Alfa 4 është 49.95 euro.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu