Top Media drejt mbylljes? Aktori i humorit njofton mbylljen e programit më të ndjekur

Mesa duket ndryshimet nuk kanë të sosur në Top Media.

Një tjetër aktor i humorit shqiptar ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e programit që drejtonte në platformën Digitalb.

Bëhet fjalë për aktorin Elvis Pupa, i cili drejtonte emisionin e humorit “M’fal për shprehjen”, emision që erdhi menjëherë pas largimit të Ermal Mamaqit drejt Tv Klan.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Elvisi ka njoftuar mbylljen e programit dhe se surpriza të tjera e presin rrugës.

“Përshëndetje! Po ju shkruaj duke ju thene: “M’falni per heshtjen”. Po ju pergjigjem tani pasi i kam lexuar te gjitha mesazhet dhe komentet ku pyesni : Kur do filloje sezoni i ri? Nese ka nje arsye qe “M’fal per shprehjen” triumfoi vertete suksesshem, eshte fale punes, perkushtimit e mbeshtetjes se te gjithe stafit realizues si dhe faktit qe ai program, duhej te zgjaste aq sa zgjati.

Nga eksperienca them se ka ardhur momenti per nje tjeter sfide, nje tjeter projekt ndryshe dhe teresisht personal ne kuptimin e plote te fjales.

Pervec interpretimit une do jem dhe producenti i programit krejtesisht te ri , puna per te cilin ka nisur. Me lejoni t’ju them vetem kaq per momentin. Sinqerisht falenderoj me zemer DigitAlb dhe te gjithe bashkepunetoret e “M’fal per shprehjen”. Mire u shifshim se shpejti ne emisionin e ri”, shkruan elvis Pupa në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu