“Topi i Artë 2016”: Lista e plotë

30 emra në garën për Topin e Artë 2016. Revista “France Football”, që rimori drejtimin e çmimit prestigjoz pas bashkëpunimit 6-vjeçar me FIFA-n zbuloi listën e shkurtër të kandidatëve në garën për futbollistin më të mirë. Kampionatin spanjoll dominon me 13 lojtarë, ku Cristiano Ronaldo është favoriti për të fituar. Pavarësisht se është në krizë dhe e ka nisur sezonin nën pritshmëritë, ylli i Realit të Madridit ka garancinë se triumfoi në Champions League me “Los Blancos” dhe në Kampionatin Europian me Portugalinë.

Deri më tani Cristiano Ronaldo ka realizuar vetëm 4 gola, nga të cilët dy në La Ligan spanjolle, ndërsa sfida e fundit ndaj Athletic Bilbaos konfirmoi momentin negativ, me sulmuesin që gaboi në gjithçka që bënte. Mes rivalëve më të mëdhenj të portugezit janë 5 herë fituesi Lionel Messi, që mund të thotë fjalën e tij dhe sulmuesit Antoine Griezmann e Luis Suarez, ndërsa nga klubet iberike nuk mund të mungonin emra si Toni Kroos, Gareth Bale, Andres Iniesta.

Në listë janë të pranishëm 4 portierë, duke nisur me Gianluigi Buffon, i vetmi lojtar italian, Hugo Lloris, Manuel Neuer dhe Rui Patricio. Risitë përbëhen nga sulmuesi anglez Jamie Vardy dhe mesfushori algjerian Riyad Mahrez, që sezonin e kaluar shkëlqyen në suksesin e Leicester në Premier League. Mes emrave të mëdhenj, që kryesisht lidhen me sulmin nuk mungojnë Neymar i Barcelonës, Robert Leëandoëski dhe Thomas Muller të Bayern Munchen, dyshja e Juventusit Gonzalo Higuain e Paulo Dybala, Sergio Aguero i Manchester City, Pierre-Emerick Aubameyang i Borussia Dortmund apo dy yjet e transferuar gjatë verës te Manchester United, Zlatan Ibrahimovic dhe Paul Pogba.
Votimi për fituesin e Topit të Artë 2016 nuk do të bëhet më nga lojtarët dhe trajnerët, por nga një juri e gazetarëve nga e gjithë bota, siç ndodhte në të kaluarën. Fituesi do të zbulohet në mbrëmjen gala që do të organizohet më 13 Dhjetor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu