Trafikantët përdorin pëllumbin për të dërguar drogë jashtë kufirit (FOTO)

Shpesh janë quajtur “minjtë e qiellit”, por duket se pëllumbat meritojnë më shumë lavdata për aftësitë e tyre.
Që nga shekulli 12, ata janë përdorur për të dërguar mesazhe në distanca të largëta – por duket se në shekullin 21, pëllumbat janë duke u përdorur për arsye më moderne.

Autoritetet në Kuvajt këtë javë kapën një pëllumb me një ‘çantë’ të mbushur me tableta ekstazë, që besohet se është teknika më e re që po përdoret nga trafikantët, raportoi Al Arabiya.

Fotografitë e pëllumbit pas “arrestimit të tij” shfaqin zogun ngjyrë hiri dhe çantën e vogël prapa tij, transmeton Gazeta Express.

Sapo u hap paketimi, rreth 200 tableta të vogla filluan të dilnin nga ai. Pëllumbi u kap nga autoritetet pasi u vërejt duke fluturuar përreth qytetit.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu