Tregimi mbi një burrë i moshuar që po udhëtonte me të birin drejt një qyteti të largët

Tregohet se një burrë i moshuar, po udhëtonte me të birin drejt një qyteti të largët. Atyre u duheshin dy ditë rrugë për të mbërritur në destinacion. Me vete kishin gomarin dhe plaçkat. Here pas here, burri i moshuar pëshpëriste aq sa e dëgjonte dhe i biri:”Zoti na ruajt nga më e keqja.”

Teksa vazhdonin rrugëtimin e gjatë, gomarit i thyhet njëra këmbë mu në mes të rrugës. I moshuari tha:” Zoti na ruajt nga më e keqja.”

Të dy morën plaçkat në krahë dhe vazhduan rrugën. Pasi kishin përshkuar goxha udhë, të moshuarit i thyhet këmba dhe e kishte të pamundur të ecte. Ai u mbështet në supet e të birit, të cilit i pëshpëriti:”Zoti na ruajt nga më e keqja.”

Përveç se duhej të mbante të atin, djaloshit të ri i duhej të mbajë dhe plaçkat. Teksa vazhdonin rrugën, i riu pickohet nga një gjarpër. Ai u shtri përtokë nga dhimbja, sakaq i ati iu afrua dhe i tha:”Zoti na ruajt nga më e keqja.”
Këtu i biri se përmbajti dot veten dhe tha:”E çfarë qenka më e keqe se kaq?!”

Pasi u përmirësua pak, baba e bir morën udhën drejt destinacionit, sigurisht ishin vonuar shumë për shkak të peripecive. Kur mbërritën në qytet, ata u befasuan me atë që u shihnin sytë. Qyteti ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm, i cili e kishte rrënuar të tërin. I moshuari, e pa të birin në sy dhe i tha: ”O bir! Nëse nuk do na kishin ndodhur gjithë ato peripeci gjatë udhës, do të kishim mbërritur në kohë dhe, sigurisht, do na kishte ndodhur më e keqja, do ishim nën rrënoja tani.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu