Trendet e modës që janë “IN & OUT” gjatë pranverës

Tashmë kemi filluar ta shijojmë pranverën, në të cilën nuk po mungojnë as ditët e zymta me shi. Pavarësisht motit me shi, ju mund të dukeni shumë atraktive. Por gjëja e parë dhe më e mençur që duhet të bëni fillimisht është të paketoni pajisjet dimërore thellë në dollapin tuaj dhe t’i vendosni përpara veshjet e lehta.

Më poshtë po iu sjellim disa pjesë kombinuese të modës, që duhet t’i keni patjetër në këtë sezone.

Shalli i mëndafshtë
Ndonëse shallet e leshta janë mjaft të pëlqyer gjatë sezonit vjeshtë – dimër, ato nuk preferohen gjatë sezonit të pranverës. Shallet e mëndafshit janë trend këtë vit, andaj përdorni duke i vendosur në qafë, në dorë apo në bel si rrip.

Atletet
Dimri ka kaluar e së bashku me të edhe moda e këpucëve të rënda apo çizmeve. Atletet janë mbathjet më të përshtatshme për këtë sezon, të cilat do t’ju bëjnë të ndihemi komod.

Xhaketë xhinse
Gjëja e parë që duhet të bëni në sezonin e pranverës është që të largoni palltot nga gardëroba juaj dhe t’i zëvendësoni ato me xhaketa të ndryshme, sidomos xhaketa xhinse të cilat janë në trend për këtë vit.

Bluza të lehta dhe të holla
Në netët e ftohta pranverore është e preferueshme të veshim bluza të lehta dhe të holla, të cilat përbëjnë një kombinim shumë të mirë dhe elegant, shkruan KP.

Sandale me take të plotë
Sandalet me take të plota janë shumë trendi për sezonin pranveror 2016. Nuk ka rëndësi lartësia e takave, e rëndësishme është eleganca që reflektoni kur mbathni këto take.

Xhaketë “bomber”
Xhaketat ‘bomber’ janë shumë trendi gjatë kësaj sezone, janë më të lehta se palltot, mund ti vishni me bluza të lehta apo fanella me krahë të shkurtë.