Tretman për flokë të yndyrshme në kushte shtëpie

Nëse keni flokë të yndyrshëm, që bëhen për t’u larë brenda ditës, provojeni këtë truk!

Shtoni pak kripë të trashë në shamponin e zakonshëm të flokëve dhe lajini flokët njësoj siç bëni gjithmonë.

Pastaj bëni me balsam dhe shpërlani.

Për veprim edhe më të efikas, shtoni kripën edhe në balsam. Vendosni masën në flokë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta.

Do të shihni që flokët do të duken me më shumë volum dhe pa funde të djegura.

Ç’është më e rëndësishmja, do të shihni që yndyra nuk do të shfaqet aq shpejtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu