Tri shenja të besueshme që tregojnë se atij po i pëlqeni

Për të zbuluar se çfarë një mashkull mendon për ju, nuk është nevoja ta pyesni, por mjafton t’i vëzhgoni lëvizjet e tij.

Pra, gjestet e tij fizike mund të tregojnë shumë gjëra për qëllimet e tij të vërteta.

Duke marrë parasysh këtë, Telegrafi ju sjellë më poshtë një listë me shenja të besueshme që mund të tregojnë se atij po i pëlqeni me të vërtetë:

I prekë flokët e tij

Përmes kësaj, meshkujt shpeshherë përpiqen t’i japin vetes më shumë vetëbesim. Shpeshherë kur meshkujt e shohin një person atraktiv, në mënyrë instinktive përpiqen të duken më të zgjuar duke bërë gjëra si rregullimi i flokëve. Vlen të ceket se ky rregull është i njëjtë edhe te femrat.

Fillon të flet më shumë

Kur një mashkull fillon të flet më shumë kur jeni afër tij, atëherë ky është indikatori kryesor se ai po përpiqet t’ju impresionojë.

I mban duart afër belit

Nëse një mashkull i mban duart afër belit – duke i vendosur në xhep p.sh. – është shenjë e qartë se ai po përpiqet ta demonstrojë fuqinë e tij. E njëjta ide shprehet edhe kur mashkulli i mban këmbët hapur kur është ulur. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu