Presidenti i ri amerikan, Donald Trump dëshiron që t’i rris kapacitetet e mbrojtjes antiraketore si kundërpërgjigje për kërcënimet balistike nga Korea e Veriut dhe Irani, thuhet në dokumentin e ri nga Shtëpia e Bardhë, transmeton lajmi.net.
“Do të zhvillojnë sistemin më bashkëkohor antiraketor që të mbrohemi nga sulmet raketore të vendeve sic janë Irani dhe Korea e Veriut”, thekson Shtëpia e Bardhë në faqen e rifreskuar në sajtin e saj në internet, me titullin “Amerika para së gjithash”.
Gjithashtu premtohet se “përsëri do të ndërtohet ushtria amerikane” dhe se do të ndalohet trendi i zvogëlimit të numrit të ushtarëve amerikanë dhe aeroplanëve që ka ndodhur dekadën e fundit.
“Nuk mund të lejojmë që vendet tjera të tejkalojnë kapacitetet tona ushtarake”, thuhet në dokumentin e publikuar nga administrata e re amerikane.
Edhe pse nuk e kanë ende të plotë sistemin antiraketor për të cilin ka endëruar ish presidenti republikan, Ronald Regan (1981-1989), SHBA-të tashmë kanë sistem i cili mund t’i parandalojë raketat interkontinentale balistike, thekson AFP. /Lajmi