Trump nominoi një “anti ruse”si ambasadore të re të SHBA në OKB

Guvernatorja nga South Carolina, Nikki R. Haley, është zgjedhur nga Presidneti Trump si ambasadore e re e SHBA në OKB, noftojnë mediat amerikane.
Guvernatorja, Nikki Haley, nga South Carolina, të mërkurën ishte e nominuara e fundit e kabinetit të Presidentit të zgjedhur, Donald J. Trump, e cila ka deklaruar se Rusia ishte fajtor për krime lufte në Siri dhe se ajo duhet të jetë subjekt i sanksioneve shtesë për shkak të sulmeve në Ukrainë, shkruan “The New York Times”, raporton Gazeta Express.

Duke folur në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, gjatë seancës së konfirmimit të saj si ambasadore në Kombet e Bashkuara, znj. Haley tha: “Rusia është duke u përpjekur që të tregojë muskujt e saj tani. Kjo është ajo që ata bëjnë”. Ajo shtoi: “Unë nuk mendoj se ne mund t’u besojmë atyre. Ne duhet të vazhdojmë të jemi përsëri shumë të fortë, dhe t’u tregojmë atyre se çfarë do të jetë administrata e re”.

Haley tha se besonte që rusët ishin fajtorë për krime lufte në bombardimin e qytetit sirian të Aleppo. Në seancën e tij javën e kaluar, Rex W. Tillerson, kandidati zotit Trump për sekretar të shtetit, nuk pranoi t’a quajë Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, si një kriminel lufte për urdhërimin bombardimit të civilëve atje ose në Çeçeni.

Znj Haley, e cila është një yll në rritje në politikat republikane dhe është bijë e emigrantëve indianë, u paraqit më mirë me senatorët se Tillerson. Ndërkohë që të dy ishin të pyetur mbi tema duke përfshirë Rusinë dhe ndalimin e emigrantëve muslimanë, znj. Haley treguar pika humorit, dhe dukej e përgatitur më mirë se Tillerson.

E pyetur nëse ajo favorizonte krijimin e një regjistri për myslimanët në Shtetet e Bashkuara – një ide që Trump e propozoi gjatë fushatës presidenciale – tha ajo jo. “Kjo administrate nuk mendoj se duhet të ketë ndonjë regjistër”, tha ajo.

Pozita e ambasadorti të SHBA në Kombet e Bashkuara konisderohet si një nga pozitat më të larta në administratën amerikane./express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu