Trumpi, mediave: E kam një letër nga Obama, por nuk do t’jua tregoj! (VIDEO)

Presidenti i ri Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, thotë se në Zyrën Ovale, ish-presidenti Barack Obama ia ka lënë një letër, por që nuk do t’ia tregojë atë mediave, raporton Telegraph.co.uk.

“Ishte gjest i mirë nga ana e tij dhe ne i gëzohemi kësaj, por do ta ruaj e nuk do t’jua tregoj mediave se çka shkruan në atë letër”, ka thënë ai, transmeton Telegrafi. “Do t’ju them se ishin interesante këto ditët e fundit, se kemi caktuar takim me kryeministren e Britanisë së Madhe dhe se kryeministrja May (Theresa) do të vijë shpejtë në SHBA”.

Është traditë në SHBA që presidentët në largim t’u lënë një letër urimi presidentëve që vijnë. Ditë më parë janë publikuar letrat që Bill Clinton ia kishte lënë George W. Bushit, dhe ky i fundit Barack Obamas. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu