Turqia me ligj të ri për martesën, thehet parimi i sekularizmit

Qeveria turke ka paraparë një ligj të ri, i cili i lejon imamët të kurorëzojnë ciftet e reja, duke shënuar kështu një tjetër risi që e anashkalon sekularizmin e shtetit Euro-Aziatik.

Sipas ligjit të ri, imamët do të kenë autoritet të kurorëzojnë ciftet e reja, dhe validiteti i martesës do të jetë i njëjtë me atë që bëhet në gjendjen civile.

Sado që janë shprehur kundërshtime lidhur me ligjin e ri, pasi “u frikësohen” martesës nën moshën 18 vjecare, apo martesës me më shumë se një grua, ligji parasheh që myftinjtë duhet të respektojnë po të njëjtat dispozita me ato të zyrtarëve të gjendjes civile që vendosin në letër martesën e cifteve të reja. Pra, rregulloret mbesin njëjtë: Martesa mund të realizohet me vetëm një grua, dhe nga mosha 18 vjec e sipër.

Një tjetër statistikë nga “arena e martesave” në Turqi, e që poashtu është risi, vjen nga numri në rënie i divorceve në krahasim me vitet e kaluara. Po poashtu është shënuar edhe rënie në numrin e kurorëzimeve. /MESAZHI/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu