U dënua me burg, por tani vjen një lajm shumë i mirë për Messin

Prokurori publik i Spanjës vendosi që të ndryshojë dënimin me burg ndaj Lionnel Messit për evazion fiskal, përcjell Albeu.com.

Tashmë, ylli i Barcelonës do të duhet të paguajë një gjobë të majme për të shlyer 21 muaj burg, të cilat gjykata ia kishte dhënë për mos pagimin e rreth 4.1 milionë eurove taksa.

Sipas legjislacionit spanjoll, edhe pse u dënua me burg, lojtari nuk do të kalonte asnjë ditë pas hekurave, por me vendimin e prokurorit publik, ndaj tij s’do të ketë asnjë çështje penale duke u mjaftuar me një gjobë 252 mijë euro. /albeu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu