U shiti makinën kushërinjve, çfarë bëri Saimir Tahiri me Artan Habilajn disa muaj më vonë?

Ish-ministri Tahiri, i cilësuar nga vetë Rama si ndër ministrat më të mirë në mandatimin e tij të parë, u ka shitur makinën e tij kushërinjve tashmë të arrestuar për dosjen kriminale “Habilaj”.

Në kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda që i është dorëzuar Kuvendit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit të Tahirit, nga përgjimet bëhet me dije se Saimir Tahiri, asokohe Ministër i Brendshëm, pasi u ka shitur makinën e tij kushërinjve Habilaj, është parë disa muaj më vonë në shoqërinë e Artan Habilajt duke udhëtuar me të njëjtën makinë.

Në faqen 4 të kërkesës së Prokurorisë shkruhet:

Subjekti në hetim Saimir Tahiri më datë 5.11.2013 ka realizuar shitjen e automjetit me targa AA003GB, tek personi në hetim Artan Habilaj, vëllai i të arrestuarit Moisi Habilaj.

Më datë 16.8.2014, 30.8.2014, 29.8.2014, 8.8.2014, personi në hetim Saimir Tahiri udhëton dhe përdor mjetin me targa AA003GB, i cili sipas aktit të shitjes rezulton të jetë shitur më datë 5.11.2013.

Në këto udhëtime rezulton që personi në hetim Saimir Tahiri ka qenë i shoqëruar nga subjektet e tjera të dyshuara Artan Habilaj, etj. (të dhënat e përfituara nga kqyrja e sistemit TIMS, për lëvizjet për dhe jashtë shtetit të personit në hetim Saimir Tahiri, procesverbalet e këqyrjes.”

Ndërsa akuzat që rendit Prokuroria e Krimeve të Rënda mbi Saimir Tahirin janë:

Trafikim i narkotikëve” i kryer në bashkëpunim, në formë të posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a/2 dhe 333/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga 260 i Kodit Penal.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu