U var pas trenit që ecte 100km në orë, ja çfarë i ndodhi (VIDEO)

Një djalë 23 vjeç u kap nga ana e kamerave në Asutrali, pasi kishte hipur pas një treni, i cili ishte me një shpejtësi marramendëse prej 70 kilometrash në orë, shkruajnë mediet ndërkombëtare.

Pamja e pabesueshme që duket si nëpër filma u postua në FB nga ana e Lace Stone e cila kishte edhe komentin: “Kur duan që të luajnë rëndshëm me tren, por nuk kanë terrenin për ta bërë diçka të tillë”. Klipi që nuk zgjat më shumë se 19 sekonda është parë më shumë se 5 mijë herë. Kjo gjë ka ndodhur përgjatë autostradës në Mitchell në Perth të shtetit australian. Kamera pastaj e zmadhon pamjen dhe shihet qartësisht burri që kapet pas trenit, në një mënyrë të frikshme. I riu u pa teksa kryente këtë veprim të çmendur në stacionin e Leederville rreth orës 04.30 minuta të pasdites.
Ai u arrestua nga ana e Autoritetit të Transportit Publik dhe iou nënshtrua një testi të vlerësimit mendor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu