Udhëtoi nëpër tunel i kapur për pjesën e jashtme të trenit (VIDEO)

Alex Nomernoy ka realizuar një udhëtim të rrezikshëm nëpër një tunel të Moskës së Rusisë, i kapur për pjesën e jashtme të trenit.

Adoleshenti fillimisht ka qëndruar në pjesën anësore, ndërsa pas ndalesës në stacionin e parë, ai doli në pjesën e përparme ku pamje ishte shumë më ndryshe.

“Më pëlqen të udhëtoj dhe të eksploroj botën nga kënde të ndryshme, nga kulmet apo ndërtesat e larta”, ka thënë Nomernoy lidhur me rastin.

Pasi që për ata që kapen për treni parashihen dënime, ai ka shfrytëzuar rastin që të realizonte këtë udhëtim, nëpër një tunel ku mund të vërehet sa më pak.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu