Ujërat nxjerrin në breg tubin e mbushur me kokainë (FOTO)

Në një plazh në County Clare të Irlandës, është gjetur një tub në të cilin ishin fshehur pako me kokainë, të cilat arrijnë vlerën e pesë milionë eurove.

Brenda tubit të metalit ishin futur rreth 75 pako me lëndën narkotike të llojit kokainë.

Sipas medieve. secila pako peshon rreth një kilogram, ndërsa ishte mbështjellë me najlon dhe kishte sipër emblemën e “Playboy”.

Dyshohet se ky tub ishte vendosur poshtë ndonjë anijeje, apo lundre dhe pasi është shkëputur, ka qëndruar mbi sipërfaqe derisa ka dalë në tokë. /albeu

drog drog2 drog3


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu