“Unaza e zjarrit”, ja cfarë do ndodhë nesër në mbrëmje

Eklipsi i parë i vitit 2017 njoftohet se do ndodhë nesër në mbrëmje. Hëna do zërë diellin duke lënë zbuluar vetëm një pjesë të hollë në cep të quajtur “unaza e zjarrit”.

Spektakli do jetë i dukshëm për më shumë se gjysmë miliardë njerëz në botë. Fenomeni i pabesueshëm natyror do zgjasë rreth 44 sekonda.

Çdo vit ndodhin 2 deri në 5 eklipse diellorë. Fenomeni i radhës si ky do të ndodhë në 21 gusht.Vendet ku eklipsi do të jetë më i qartë janë Amerika e Jugut dhe Afrika Jugore, por gjithsesi të gjithë mund të shohin një pjesë të eklipsit edhe nëse ndodhen jashtë kësaj zone.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu