Uragani “Irma” preku edhe shtëpinë e Almeda Abazit dhe ‘Çënarit’ në Miami (FOTO)

Uragani Irma që goditi ditët e kaluara Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e veçanërisht zonën e Floridas dhe Miamit, i ka shkaktuar dëme edhe çiftit të famshëm të aktores dhe modeles shqiptare Almeda Abazi dhe bashkëshortit të saj, Tolgahan.

Sipas mediave turke, aktori i njohur, i cili vitin e kaluar bleu një shtëpi në Miami dhe një në Los Angeles, ku edhe u kurorëzua në martesë me shqiptaren, ka investuar shuma të mëdha parash në dy shtëpi të tjera një javë para se uragani të godiste Miamin.

Sipas “Hurriyet”, Sayisman javën e kaluar ka blerë një shtëpi për 385 mijë dollarë, ndërsa të dytën për 210 mijë dollarë, prona të cilat i ka lëshuar me qira. Por pa kaluar një javë nga investimi, Florida u godit nga uragani Irma, i cili ka ndikuar edhe pronat e blera.

Në një prononcim pas uraganit, aktori i njohur turk tha se “Sikur ta kisha parashikuar këtë katastrofë nuk do të isha nxituar në investim, do të prisja të kalonte. Por gjithsesi mendoj se tek çdo punë e ka një hajër. Mjafton të mos ketë humbje në njerëz dhe të mos dëmtohet asnjë njeri, të tjerat zgjidhen”. /TV Klan


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu