USB që mund të zë më shumë se 160 filma HD brenda saj

Bota e teknologjisë po pret të ‘goditet’ nga njëri prej produkteve më gjigante ndonjëherë. USB-ja ‘DataTraveler Ultimate GT’ është parashikuar të ketë kapacitet prej 2 terabit, ose ndryshe mund të zë informacione sa 8 iPhone-a. E i tërë ky kapacitet do të tkurret në një pajisje që nuk është më e madhe më shumë se 7 centimetra. Kompania prodhuese ‘Kingston Technology’ ka bërë të ditur se produkti do të lansohet në janar por çmimi ënde nuk është bërë publik. Por disa kritikë të teknologjisë kanë parashikuar se çmimi mund të jetë goxha i lartë duke u nisur nga çmimet e produkteve të mëparshme. Produkti i kaluar nga ‘Kingston Tech’, ‘DataTraveler HyperX Predator’ me hapësirë prej ‘1 terabyte’ ka kushtuar 2,730 dollarë./Koha


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu