Ushtarët izraelitë arrestojnë 13 palestinezë

Ushtarët izraelitë në disa vende të Jerusalemit Lindor dhe Bregut Perëndimor kanë arrestuar të paktën 13 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga ushtria izraelite thonë se pjesëtarët e forcave izraelite të sigurisë kanë bastisur shtëpitë e palestinezëve në Ramallah, Betlehem, Hebron, por edhe të Ebu-Dis që bën pjesë në Jerusalemin Lindor.

Në njoftim thuhet se pas përfundimit të bastijes dhjetë persona janë arrestuar “për shkak të pjesëmarrjes në aktivitete terroriste kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë”.

Krahas kësaj, në Ramallah janë arrestuar disa aktivistë të Frontit Nacional për Çlirimin e Palestinës, megjithatë numri i saktë i tyre nuk është vërtetuar.

Nga ana tjetër, dëshmitarët deklaruan për gazetarin e AA-së se ushtarët izraelitë në Shu’afat, Jerusalemin Lindor arrestuan tre palestinezë. Forcat izraelite shpesh kryejnë bastisje në shtëpitë e palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor gjatë të cilave ndodhin edhe arrestime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu