Ushtari amerikan ‘hyn në mes të plumbave’ për ta shpëtuar një vajzë nga ISIS-i (VIDEO)

Është kapur në një video momenti kur një ish-ushtar i Forcave Speciale të SHBA-së – i kthyer në një punonjës ndihme – e shpëton një vajzë në Mosul në mes dyluftimit me ISIS.

David Eubank, 56 vjeç, e shpëtoi vajzën në verilindje të qytetit të Irakut, aty ku forcat aleate po luftojnë për ta ri-marrë qytetin nga ISIS-i.

Eubank tha se pa një grup civilësh të vrarë nga një snajper i ISIS, dhe një vajzë të vogël në mesin e pesë trupave, transmeton Gazeta Express.

Një video e publikuar në Daily Mail tregon momentin kur ai kthehet (dhe rrezikon veten) për ta shpëtuar vajzën e vogël – përderisa dy ushtarë tjerë ofrojnë mbrojtje për të duke shkrepur zjarr me armët e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu