Vajza humb jetën tragjikisht, hidhet nga kati i pestë në Tiranë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e Unazës së Re.

Mësohet se vajza ende e paidentifikuar është hedhur nga kati i pestë i një pallati dhe ka gjetur vdekjen. Nuk dihet ende shkaku i kësaj ngjarjeje të rëndë, por sipas dëshmitarëve viktima është vetëvrarë, shkruan JOQ.

Qytetarët shprehen të indinjuar pasi ambulanca erdhi dhe pasi konstatoi vdekjen e saj u largua, ndërkohë që forcat e policisë nuk kishin mbërritur akoma. /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu