Vajzat që kanë udhtuar për të bërë operacion plastik, nuk u lejuan të kthehen në shtëpi

Udhëtimi nuk shkoi aq mirë  për trI femra kineze, të cilat u arrestuan në një aeroport në Korenë e Jugut, pasi që fytyrat e tyre të fryra si pasojë e operacionit plastik nuk ngjanin aspak me fotot e pasaportave të tyre, transmeton InfoShqip.

 

Gratë e paidentifikuara fluturuan javën e kaluar në “Mekën” e operimeve plastike me rastin e Javës së Artë të Kinës, një festë kombëtare në të cilën banorët inkurajohen të marrin pushim me pagesë, njoftoi Asia Wire.

 

Të tre shoqet, të cilët duket se janë në të 20-at e tyre, shkuan nën thikë dhe dolën me fytyra aq të fryra, saqë ata dukeshin si njerëz krejtësisht të ndryshëm nga foto e pasaportave, njofton InfoShqip.

 

Vajzat me fytyra të mbështjella me fashë janë ndaluar në aeroport duke flutuar në shtëpitë e tyre dhe janë marrë në pyetje nga zyrtarët e emigracionit.

 

Një fotografi e bërë nga udhëtarët ku shihen ato duke mbajtur pasaportat në dorë ishte bërë virale në rrjetet sociale. Ajo deri të hënën u pëlqye më shumë se 51 mijë herë dhe është shpërndarë më shumë se 23 mijë herë.

Ende nuk dihet nëse vajzat kanë arritur të kthehen në shtëpitë e tyre.

 

Koreja e Jugut ka një industri të lulëzuar dhe të lirë të kirurgjisë plastike ku përfshihen paketa udhëtimi që përfshijnë trajtime kozmetike të pasuara nga udhëtime safarin Afrikan, ku njerëzit mund të shërohen – nëse mund të kalojnë kontrollet e pasaportës në aeroport./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu