Vanhoutte shkruan për personin që shkatërroi Maqedoninë

Ish-ndërmjetësuesi në Marrëveshje e Përzhinës, Petter Vanhoutte, në bllogun e tij të radhës ka shkruar një tregim për personin siç ai e quan, ai që e shkatërroi Maqedoninë. Këtë shkrim ai e fillon me një djalosh të vogël, i cili ka pasur ambicie, por që nuk e ka pasur të qartë çfarë dëshiron të arrijë.

“Kur filloi ta njeh botën e tij, ai filloi të lexojë libra dhe i pëlqenin fotografitë e bokserëve dhe luftëtarëve të Greqisë së vjetër, por edhe kulturën e Greqisë në përgjithësi”, shkruan Vanhoutte.

Më pas në shkrimin e tij Vanhoutte shkruan se ky djalosh ka pësuar një aksident në Manastir dhe prej këtu është inspiruar të bëhet bokser dhe të hakmerret për aksidentin.

“Më pas ai e kuptoi se bota e boksit është e vdekur. Ai më pas mori diplomë dhe filloi të punojë si tregtar në një bank. Por me fitimin që e bëri, ai e kuptoi se nuk mjafton të luftojë me armatën e Greqisë”, shkruan më tej Vanhoutte.

Ky tregim i papërfunduar dhe që do të vazhdojë, siç duket i dedikohet ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, që sipas Vanhoutte është personi që e shkatërroi Maqedoninë. Shkrimin e plotë të Vanhoutte në gjuhën angleze mund ta lexoni këtu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu