Vazja me shami që mahniti shtëpitë e modës (FOTO)

Ishte nëntori i vitit 2016 kur Denise Wallace, bashkëproducente e Miss Minesota-s në SHBA, mori një telefonatë nga 19 vjeçarja Halima Aden, e cila e pyeti nëse mund të merrte pjesë në konkurs, me shaminë tradicionale të fesë Islame.

Pasi kërkoi informacione për të, Wallace kujton se ishte mahnitur nga bukuria e amerikano-somalezes. Tani Aden,e vetmja supermodele e mbuluar në botë, thotë se shamija është pjesë e saj.

“Cdo gjë në jetë, nëse nuk është zgjedhja jote, është ndrydhëse. Unë nuk e kundërshtoj këtë, por në rastin tim isha unë që i kërkova nënës të më jepte një shami. Doja t’i ngjaja asaj dhe të bija në dashuri me fenë time”, tha modelja.

Aden lindi në Kakuma, një kamp refugjatësh i OKB-së, në Kenia dhe mbërriti në SHBA, në moshën 7 vjeçare.

Pas pjesëmarrjes në Miss Minesota, pushtoi titujt e shtypit si konkurentja e parë e mbuluar në historinë e garës së bukurisë, një vendim i guximshëm ky, që katapultoi karrierën e saj në lartësi të reja. Debutimin si modele, Halima e bëri në pasarelën e Kanye West, në New York.

Pas suksesit të shënuar atje, sfiloi për shtëpinë italiane të modës, Max Mara dhe Alberta Ferreti, krah modeleve të tilla si Gigi Hadid dhe Liu Wen. Krah suksesit të Aden edhe shamia, një prej shenjave më të dukshme të kulturës Islamike, po shndërrohet në një trend me reklamuesit, gjigantët e mediave dhe firmat e modës që promovojnë imazhet e shallit tradicional të kokës, gjithnjë e në më shumë mënyra.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu