Vejseli ka një porosi për shumicën parlamentare

Duke analizuar zhvillimin e ngjarjeve politike  pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit 2017 dhe procesin e krijimit të shumicës parlamentare prej 67 deputetëve për konstituimin  definitiv të Parlamentit dhe zgjedhjen e qeverisë së re, lideri i PPD-së, Abdyladi Vejseli konsideron se ky process tashmë është stërgjatur dhe manifestimet gjoja “demokratike” nëpër rrugë dhe Kuvendin e Maqedonisë kanë marrur karakter të urrejtjes nacionale drejtuar kundër shqiptarëve.

Sipas tij, shumica parlamentare e udhëhequr nga lideri i LSDM-së Zaev duhet të tregojë lidership dhe në përputhje me rekomandimet e BE-së, NATO-s dhe Departamentit të shtetit të zgjedhin kryeparlamentarin dhe qeverinë e re demokratike në mënyrë që shteti të ecë drejt rrugës së zhvillimit ekonomik, politik e kulturor.

“PPD gjithashtu fton deputetët e zgjedhur që më tej  të mos lejojnë që të uzurpohet karrigja e kryeparlamentarit nga ana e të vetëemruarit kryesues i Parlamentit  Trajko Veljanovski dhe Parlamenti të shndërrohet edhe më tej në “vend kënagjegjesh dhe muhabetesh  ditore” por ti gjasoj funksionit për të cilin është destinuar”, theksoi ai./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu