Vendosin kamera të fshehta në pyll, s’do ta besoni ç’është parë në Malin e Tomorit

E ka bekuar Zoti këtë vend me bukuri natyrore e me gjallesa të shumëllojshme, por janë njerëzit ata që po e shkatërrojnë duke prerë pyjet me shumicë e duke ngritur grataçelat, me dëshirën e madhe për t’u europianizuar. Nga kontrolli i bërë në tre kamerat-kurth të vendosura në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit janë regjistruar filmimet e kafshëve mjaft interesante.

Ndoshta nuk e dinit, por në këtë park ka kafshë të rralla si ariu i murrmë e macja e egër. Nuk të ndodh t’i shkosh çdo ditë, ama është fat që në   habitatin tonë rriten të tilla gjallesa e duhet të bëjmë të pamundurën që t’i mbrojmë.

“Nga kontrolli i 3 kamerave kurth në Parkun Kombëtar Mali i Tomorit, rezultojnë kafshë të rralla si ariu i murrmë 2 copë, mace e egër. Gjithashtu ka prezencë të madhe të kafshëve si dhelpra, baldosa, lepur i egër, iriqi etj. Monitorimi vazhdon!”, – bën me dije Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu