Vendosni limon në çorape dhe shikoni çfarë do të ndodhë

Shpesh thembrat e plasaritura të mbartura nga sezoni i dimrit, mund të kthehen në një problem shqetësues kur vjen puna tek përdorimi i sandaleve apo shapkave të verës.

Kremrat e ndryshme hidratues, trajtimet nëpër qendra estetike shpeshherë kërkojnë shumë mund dhe para, dhe përgjithësisht ndodh të mos japin rezultatet e pritura. Prandaj, zgjidhja më e mire mund të gjendet në natyrë, apo kuzhinë…është fjala për limonin.

Si fillim, zgjidhni një limon që është mjaftueshëm i madh për t’jua mbuluar thembrën e këmbës, dhe e shtrydhni. Nga lëngu i fituar, përgatisni një limonadë, ndërsa për rregullimin e thembrave të plasaritura ju nevojitet vetëm lëvorja.

Në fillim do të keni një ndjenjë të çuditshme, por shpejt do të mësoheni. Pasi ta keni pozicionuar limonin që të mbulojë pjesët e vrazhda, vishni çorapen.

Lëngu i limonit do të eliminojë lëkurën e thatë. Nevojitet ta lini të veprojë gjatë natës.

Pas vetëm një nate, thembrat do të bëhen më të buta, të gjitha pjesët e plasaritura hiqen dhe pasi ta keni vendosur kremin hidratant, do të dukeni sikur sapo keni dalë nga estetistja. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu