Vetura bie nga kati i shtatë, kamerat e sigurisë filmojnë momentin e tmerrshëm (VIDEO)

Ky është momenti rrëqethës kur një veturë bie në tokë nga kati i shtatë i një parkingu, dhe për pak sa nuk përplaset me një veturë që në ato momente po kalonte.

William Burch ishte duke vozitur veturën e tij Chevy Tahoe para ndërtesës gjigante që shërben si parking në Austin të Teksasit, kur para syve të tij shfaqet një veturë tjetër e cila bie nga kati i shtatë.

Sipas raportit të policisë, shoferja e veturës së shkatërruar BMW kishte shtypur pedalin e gazit në vend të frenit, dhe kështu kishte thyer rrjetën e hekurt mbrojtëse dhe kishte përfunduar në tokë.

Kamerat e sigurisë të instaluara në këtë objekt kanë filmuar momentin kur vetura e Burch bie nga kati i shtatë, kurse ajo çfarë është më interesant është fakti se ka shpëtuar me vetëm disa lëndime të lehta trupore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu