Video ekskluzive e betimit të UÇK-së në Prekaz: Flasin Sami Lushtaku e Gani Koci (VIDEO)

“Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës betohem se do të luftojë për çlirimin e tokave të pushtuara të shqiptarëve dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë ushtarak besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm në çdo kohë, pa kursyer edhe jetën time të luftojë për t’i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse e shkeli këtë betim do të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. Betohem”Ky ishte betimi i ushtarëve të UÇK-së, më 28 nëntorit të vitit 1998 në zonën e Drenicës. Po në atë ditë betimin e dhanë Gani Koci dhe Sami Lushtaku. Gjatë kësaj periudhe Koci ishte zëvendëskomandant i Brigadës 114 dhe shef për informim i Zonës Operative të Drenicës, raporton lajmi.net.
“Në këtë ditë ju kryet një obligim kombëtar, të betohesh në ditën e flamurit, të betohesh në ditën e lindjes së heroit dhe legjendarit Adem Jashari do të thotë më shumë se obligim. Në odën e bacit Shaban qëndronte e shkruar pranë flamurit kombëtar porosia e madhe “mos e leni malin në dushk tua ndryshk allti e pushkë” , ishte pikërisht pushka e bacë Shabanit, Hamzëz dhe Ademit me shokët e tyre që pikërisht në këtë vend nisën krismat e para të lirisë. E kemi borxh që të ia ndrisim pamjen Kosovës t’ia kthejmë nderin e nëpërkëmbur. Gjithë anëtarëve të familjes së tyre, ia kemi borxh dhe detyrë kombëtare ta vazhdojmë rrugën e çlirimit, ne ushtarët, bijtë dhe bijat e Drenicës martire ia kemi vu vetës vetëm një detyre, ta bëjmë Kosovën të lirë dhe të pavarur”, kishte thënë Koci, tashmë zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik.

Ndërsa, Sami Lushtaku i cili ishte komandant i Zonës Operative të Drenicës nderim më të madh e shihte çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ju patët nderin të betoheni në ditën e flamurit. Ky flamur para të cilët u betuam u ngrit në Vlorën heroike ku u shpall pavarësia e Shqipërisë por që nga ajo dita e deri më sot prapë po vazhdon lufta për çlirimin e tokave shqiptare. Ju patët nderin të betoheni në ditëlindjen e komandantit Adem Jasharin. Këtë flamur para të cilët u betuam duhet ta mbajmë lartë në duart tona, emrin dhe veprën e legjendarit ta kemi udhërrëfyes dhe ta nderojmë. Nderimi më i madh do të jetë çlirimi dhe pavarësia e Kosovës. Kërkoj të jeni të rregullt ta doni njëri-tjetrin dhe të jeni të denjë për betimin e dhënë. Askush nuk guxon të shkel gjakun e dëshmorëve, na prift e mbara në luftën tonë çlirimtare”. /Lajmi.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu