Vidhet shtëpia e ministrit shqiptar, zbulohet se sa para janë grabitur

Pas grabitjes së ndodhur në banesën e nënës së ministrit Gjiknuri ka reaguar nëna e tij Lirie Gjiknuri.

“Paratë i kisha kursyer nga pensioni i katër muajve.

Më kanë vjedhur 1.6 milion lekë. Hera e dytë që më kanë grabitur policia nuk veproi”, -shprehet Lirie Gjiknuri.

Grabitja ka ndodhur gjatë natës në rrugën “Maliq Muça” dhe grabitësit kanë marrë një shumë parash.

Denoncimin në polici e ka bëra nëna e ministrit, L.Gjiknuri, 67 vjeç.

Hajdutët kanë hyrë në banesë nga dritarja e banjos të banesës.

Mësohet se banesa e tyre është vjedhur në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi i policisë

Gjatë natës, në rrugën “Maliq Muça”, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur banesën e shtetases L. Gj. 67 vjeçe banuese në Tiranë, ku kanë marrë shumë lekësh.

Vijon puna per identifikimin dhe kapjen e autoreve

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit . /albeu.com/