Vlonjatja: Kam ëndërr të të puth Rama:Prandaj s’e ke marrë burrin (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpërndarë disa certifikata pronësie në qytetin e Vlorës.

Të lumtur për legalizimin e banesave të tyre qytetarët kanë falenderuar kryeministrin me të cilin nuk kanë munguar batutat.

Ndërsa Rama ka thirri emrin Leandër Vangjel Janina për të tërhequr certifikatën erdhi gruaja e tij.

Rama: Ka çuar gruan ai? Apo burrat nën hije lozin kuvendojnë, pika që s’u bie se nga gratë rrojnë…

Vlonjatja: Kam ëndërr të të puth.

Rama: Prandaj s’e ke marrë burrin me vete.

Vlonjatja: Juve jeni një artist i mrekullueshëm dhe vetëm një artist, sy shqiponjë mund ta bëjë Shqipërinë lule.

Rama: Mos, se po na ndjek burri në televizor.

Vlonjatja: Të vejë ku të vejë.

Rama: Shumë të fala burrit, lum për gruan që ka.

Ndërsa një tjetër banor i cili mori certifikatën e pronësisë nga kryeministri u shpreh: “Kam 25 vite që nuk kam përdorur jastëk, kam përdorur gur, sot do të filloj të fle në jastëk”.

Në fjalën e tij para qytetarëve Rama komentoi edhe urrejtjen virtuale të vlonjateve për lumin e Vlorës.

“Mallkimet që kam marrë nga lumi i Vlorës unë mund t’i ketë marrë Saliu vetëm në 97-ën. T’u thuash vlonjatëve duroni është si të thuash më jep shpirtin. Keni parë ndonjë në Vlorë që ka emrin Durim? E rëndësishme është që nuk doli fjala e atyre që më shanin për lumin e Vlorës”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu