VMRO-DPMNE i’a bën me sy BDI-së

VMRO-DPMNE i ka çuar sinjalin e parë BDI për të filluar negociatat për formimin e Qeverisë së re. Burime partiake për INA theksuan se nga VMRO-DPMNE i çuar ftesën BDI-së për të nisur negociata. “Po është e vërtetë se ka komunikim dhe se ditëve në vijim do të mbahet takimi i parë. Nuk ka detaje të tjera”, theksuan burime partiake.

Në negociatat midis këtyre dy partive, BDI do të ketë për bazë Dokumentin e firmosur me kërkesat e partive shqiptare, ndërsa VMRO-DPMNE platformën “Për të mirën e Maqedonisë”./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu