VMRO-DPMNE: Qytetarët i thanë “Jo” politikanëve të korruptuar

VMRO-DPMNE doli me reagim pas mbledhjes së mbrëmshme të komitetit ekzekutiv të LSDM-së, ku porositën se nuk duhet të lejojmë që në qeveri të hyjnë politikan të dyshuar për krim, transmeton Zhurnal.

“Qytetarët e Maqedonisë m 11 dhjetor, qartë treguan vullnetin e tyre dhe i dhanë një “JO” të madhe politikanëve për shkatërrimin e ekonomisë së Maqedonisë dhe shtetit, politikanëve të korruptuar dhe profiterët nga grupacioni kriminel LSDM. VMRO-DPMNE fitoi mandatin nga qytetarët të formojë qeveri dhe të filtrojë vullnetin e tyre në projekte dhe masa reale, për një jetë të tyre më të mirë”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së

Nga kjo parti edhe njëherë i bënë thirrje liderit të LSDM-së Zoran Zaevin që të jep dorëheqje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu