Vorë, përleshen me thika vëzhguesit

Një incident ka ndodhur në shkollën 9-vjeçare Ahmetaq, në fshatin Ahmetaq të Vorës, pas mesdite.

Kamera e Top Channel mbërriti menjëherë pas incidentit, ku sipas banorëve dhe votuesve, mes disa personave ende të paidentifikuar ka patur përplasje fizike, deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Përplasja ka ndodhur jashtë ambienteve të qendrës së votimit, në oborrin e shkollës.

Policia shoqëroi disa persona, ndërsa për rreth 1 orë rrethoi zonën, duke kryer kontrolle për personat e shpallur në kërkim si të përfshirë në ngjarje.

Në terren dallohen qartë shenjat e xhamave të thyer, ndërsa shumë pranë derës së qendrës së votimit, një automjet ka dalë nga rruga.

Polici i qendrës së votimit ka ndërhyrë mes palëve për të shuar ngjarjen, por ka mbetur edhe vetë i lënduar.

Policia ka nisur menjëherë hetimin për shkakun e kësaj ngjarjeje, ndërsa detajet pritet t’i bëjë publike në orët në vijim. /Top Channel/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu