Vrasja në Francë, ja kush është kamarieri shqiptar që theri kuzhinierin (FOTO)

Personi që shihni në foto është Rikard Nika, 30 vjeçari shqiptar që pasditen e djeshme vrau me thikë kuzhinierin italian Alfio Fallica.

Autori Rikard Nika, 30

Krimi ka ndodhur në restorantin Pulcinella, në rrugën “du Portier”, në Monako të Francës.

Nika është dorëzuar disa orë më vonë pas vrasjes te karabinierët e Bordighera-s, komunë në Itali ku edhe banonte. Ai dhe viktima punonin në restorantin Pulcinella, ku Nika bënte kamerierin.

Restoranti ku ndodhi vrasja

Vrasja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites, por është zbuluar nga policia e Monakos vetëm pas orës 22, pas alarmit të lëshuar nga karabinierët e Bordighera-s, që sapo kishin marrë rrëfimin e Nikës. Marrja e tij në pyetje vijoi deri në orët e vonona të natës, raportojnë mediat italiane.

Motivet e vrasjes mbeten ende për tu zbardhur. Nga raportimet e para, flitet për një sherr banal mes dy kolegëve. Shqiptari ka goditur disa herë me thikë italianin e më pas ja ka mbathur.

iktima Alfio Fallica, 30 vjeç

Pasi ka shkuar për tu dorëzuar te karabinierët e Bordighera-s, i riu shqiptar, u shfaq i hutuar dhe ra në tokë.

“U zura me një koleg, në restorantin ku punoj. Më pas e godita me thikë. Nuk e di nëse është gjallë apo ka vdekur”, tha ai.

Pa dëshmisë së shqiptarit, karabinierët lajmëruan kolegët e tyre në Francë.

Policia e principatës shkoi në restorant dhe gjeti të pajetë në kuzhinë kuzhinierin italian. Trupi ishte në dysheme, në një pellg gjaku, raportojnë mediat franceze.

/Syri.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu