Vuçiq: Agjenti Zhivaljeviq ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit me leje të pushtetit të RM (VIDEO)

Në një intervistë për tevevizionin RTS, kryetari i Republikës së Serbisë Aleksandar Vuçiq sqaroi se agjenti i BIA-s serbe, Goran Zhivaljeviq, ka hyrë në ndërtesën e Kuvendit me lejen e pushtetit të Shkupit më 27 prill.

“Më pas u përhapën informata se Zhivaljeviq ka qenë atje me urdhër të rusëve, gjë që nuk është e vërtetë. Nuk besoj se Rusia i ka kushtuar rëndësi aq të madhe Maqedonisë. Zhivaljeviq ka hyrë në Kuvend me dijen dhe lejen e autoriteteve më të larta të Maqedonisë. Kjo gjë u shfrytëzua për të udhëhequr kampanjë kundër Serbisë dhe më pas më erdhën përfaqësues të Maqedonisë në mbledhjen në Brdo dhe kërkuan largimin e Zhivaljeviq nga Shkupi. E tërhoqëm dhe heshtëm, por përsëri vazhduan të tallen me stafin e ambasadës, sikur ne të ishim fajtorë për diçka”, tha Vuçiq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu