Vuçiq: Beogradi dhe Prishtina t`i harrojnë armët

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se paqja dhe stabiliteti janë më të rëndësishmet dhe se në këtë drejtim është i përgatitur për krjimin e një “linje të nxehtë” Beograd – Prishtinë.

Kreu i ekzekutivit serb në një intervistë për TV Pink në Davos të Zvicrës theksoi se në Forumin Ekonomik Botëror zhvilloi bisedime të rëndësishme për Serbinë dhe shtoi “besoj se do të kemi fuqinë që gjërat e caktuara të qetësohenmadje edhe ato që nuk ishin në ndikimin tonë”, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq poashtu ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet t`i harrojnë armët dhe të bisedojnë për çdo gjë, duke thënë se ai shpresonte se “askush nuk do të mendojë edhe për vrasjen e serbëve në Kosovë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu